Monday, July 9, 2012


Traktati i Mastriht-it (1992)
1. Ramja e komunizmit dhe Reunifikimi i Gjermanise
Nje nder sfidat e para me te cilat Evropa ballafaqohet pas ramjes se komunizmit eshte reunifikimi i Gjermanise.Pas Luftes se Dyte Boterore, Gjermania ishte nda ne dy Shtete me qellim qe mos te paraqese rrezik ne te ardhmen. Kjo ndamje nuk ka qene vetem teritoriale por edhe ideologjike sepse, Gjermania Perendimore mbetet me Perendimin kapitalist, kurse ajo Lindore vihet nen kontrollin e Bashkimit Sovietik komunist. Ne vitin 1989, zyrtaret Gjerman e mbrojne haptazi reunifikimin si nje reparim te padrejtesise qe i eshte bere Gjermanise pas luftes.
2. Reagimi i Frances dhe Britanise
Ne France dhe ne Britani, reunifikimi i Gjermanise konsiderohet si proces qe do te krijonte pabarazi mbrenda KEE-se. Per keto te dy Shtete eshte me rendesi ruejtja e pozitave dominuese. Politikisht, nje Gjermani e forte dhe e unifikuar rrezikonte sipas kesaj qe te crregullonte balansimin e fuqise « balance of power » brenda KEE-se. Madje, ky reunifikim paraqet edhe sfiden e integrimit te nje Shteti relativisht te pazhvilluar ekonomikisht (Gjermanise Lindore), pa kaluar nepermes fazave te integrimit.
Kjo frike e shprehur ne France dhe ne Britani behet sfide edhe per Gjermanine qe te beje unifikimin pa i friguar parteneret e saj.
Madje, per Gjermanet, sfida ka qene qe te siguroje perkrahje nga partneret e BE-se.
3. Samiti i Strazburgut (dhjetor 1989)
Ne kete drejtim, Helmut Kohl, Kancelari gjerman mban nje fjalim ne nentor te vitit 1989 para Parlamentit gjerman ku thote se arkitektura e ardhshme e Gjermanise duhet te perputhet me arkitekturen e Evropes.
Ne dhjetor te vitit 1989, mbahet nje samit ne Strasburg ku lideret e KEE-se ftohen nga prezidenca franceze e Keshillit te Evropes qe te diskutohet mbi ceshtjen e Gjermanise.
Pas bisedave intenzive, behet nje deklarate e perbashket e cila potencon te drejten e reunifikimit gjerman me kusht qe ky reunifikim te behet me marreveshje. Madje, i kerkohet asaj qe paraprakisht te jape garancione qe nuk do te kerkoje kthimin e disa teritoreve te cilat i ishin marre pas Luftes se Dyte Boterore.




4. Nje Akt themelor
Ne Shkurt te vitit 1992, Ministrat e jashtem te 12 Shteteve te KEE-se nenshkruajne nje « Traktat te Bashkimit Ekonomik, Monetar dhe Politik » ne Mastriht (Holande).
 - Me10 dhjetor 1991 nenshkruhet fundi i KEE-se dhe zavendesimi me Bashkimit Evropian.
Traktati i Mastrihtit eshte Akti i dyte themelues i integrimit evropian pas Traktatit te Romes, te nenshkruar ne mars te vitit 1957.
Ky Traktat permban 252 nene te marra pjeserisht nga marreveshjet e meparshme si dhe 17 protokole dhe 31 deklarata.
5. Nje kuader Kushtetues Unik: 3 Shtyllat
Ky traktat rezulton nga 20 vjet bashkepunimi politik evropian. Pervec dispozitave ekonomike te krijimit te nje tregu te perbashket, nenshkruesit e ketij traktati deklarohen « te vendosur per te krijuar nje politike te Jashtme te sigurise se perbashket e cila do te mund te coje kah nje mbrojteje e perbashket, sipas artikullit 17, duke perforcuar keshtu identitetin e evropes dhe pamvaresine e saj per te promovuar paqen, sigurine dhe progresin ne Evrope dhe ne bote ».
Traktati i Mastrichtit krijon nje kuader kushtetues unik:
( Bashkimin  evropian), nje strukture te bazuar mbi tri shtylla:  Shtylla e pare mbi ceshtjet komunotare (logjike federale), shtylla e dyte mbi Politikat e jashtme dhe te sigurise (logjike nderqeveritare) dhe shtylla e trete (drejtesi, pune te mbrendshme) .
6. Politikat e Jashtme dhe te sigurise
Politika e jashtme dhe e sigurise e perbashket : Kapitulli V i Traktatit te Mastrichtit eshte shume amicioz  sepse PJSP-ja mbulon « te gjitha lemite e politikes se jashtme dhe te sigurise, duke perfshire ketu edhe « definimin ne afatgjate te nje politike te mbrojtjes se perbashket »
Jo vetem se Shtetet anetare «  informohen ndermjet vetes per cdo ceshtje te politikes se jashtme evropiane por ato edhe kordinojne politikat e tyre nacionale me politikat e perbashketa,  te cilat i mbrojne mbrenda organizatave dhe konferencave nderkombetare. Nje shtet nuk mund te desolidarizohet me nje pozite te perbashket.
Ne fund, nje instrument i ri juridik eshte krijuar : veprimi i perbashket i cili mundeson mobilizimin e mjeteve financiare evropiane.



7. Arritjet tjera te rendesihme
Lindja e qytetarise evropiane (nenshtetesia evropiane)
Me kete traktat shpallen : «qytetar evropian, te gjithe ata qe jane qytetare te njerit nga Shtetet anetare». Kjo nenkupton te drejte vendosjes me deshire ne secilin shtet anetar, te drejten e qendrimit dhe te qarkullimit, si dhe te drejten e votes dhe pjesmarrjeje ne zgjedhjet lokale dhe evropiane .
 Avansimi i politikave te perbashketa: Traktati i zgjeron politikat e perbashketa, per shembull ate per bujqesi dhe per hulumtime shkencore.
Kooperimi ne lemite e drejtesise dhe te puneve te Brendshme: Traktati sugjeron nje kordinim ndermjet shteteve anetare lidhur me mekanizmat e kontrollit ne kufij, ne luften kunder krimit te organizuar, ne dhenien e te drejtes se azilit dhe kontrollit te emigracionit (fluksit te migrimit).
8. Bashkimi Ekonomik dhe Monetar
BEM eshte rezultat i negocimeve gjate samiti te Strazburgut ku Miterani pranon reunifikimin Gjerman dhe kerkon krijimin e nje tregu ekonomik dhe monetar te perbashket te bazuar mbi marken gjermane.  Nje vit me vone krijohet ajo qe quhet  Bashkimi ekonomik dhe monetar (BEM)
Pika e katert e Traktatit te BE-se eshte arritja me e rendesishme e ketij traktati  sepse fikson rrugen e nje bashkimi monetar, efektiv me 1 janar 1999 per 11 shtete te Bashkimit Evropian (Britania e Madhe zgjedh te mbaj monedhen e saj Funten).
Eshte hera e pare qe nje Bashkim monetar i paraprin bashkimit politik dhe social. Kjo do ta rrise ndienjen anti-evropiane tek  ata qe kundershtojne integriimin nepermjet ekonomise dhe frigohen nga nje evrope teknokratike (nje ideje se vendimet merren nga ekspertet e ndryshem qe nuk kan pergjegjesi ne vendimmarrje).
 Artikulli 3 i Traktati i BE-se potencon principin e subsidiaritetit. Kjo fjale nenkupton se autoritetet evropiane nuk do te nderhyjne ne lemite qe jane kompetenca te shteteve anetare ose aty ku keto te fundit jane me kompetente.
Me ne fund, per disa eshte revoltuese qe evropa flet per ekonomi kur disa banda te armatosura vrasin njerez civil te pafajshim ne Sarajeve.
Danimarka e refuzon traktatin ne referendum. Ne France referendumi votohet me 51% te votave.




9. Fazat e Bashkimit Ekonomik dhe Monetar
Duke u bazuar tek Raporti Delors i qershorit te vitit 1989 faza e pare e bashkimit ekonomik dhe monetar do filloje me 1 korrik te vitit 1990
Kjo shenon heqjen e te gjitha pengesave per levizjen e lire te kapitalit brenda shteteve anetare.
Fuqizohet Komiteti i guvernatoreve te bankave qendrore Evropiane. Institucion ky i krijuar shume heret (1964).
 Raporti Delors, kerkon qe te kete konsulltime mbi politikat ekonomike dhe monetare te perbashketa dhe te potencohet kordinimi i ketyre politikave me qellim qe te krijohet stabilitet cmimesh brenda zones se KEE-se.
Faza e dyte:
Faza e dyte fillon ne janar te vitit 1993 dhe kjo faze shenon hapjen e tegut te perbashket evropian me zhdukjen e barierave te fundit doganore .
Si rezultat i kesaj politike te perbashket, ne vitin 1994 krijohet  Intituti Monetar Evropian (IME)
Ky institut do te kete dy role kryesore : a) Perforcimin e bashkepunimit te bankave te shteteve anetare dhe b) kordinimi e politikave monetare.
Ky institut vendos Sistemin Evropian te Bankave Qendrore dhe pregatit monedhen e perbashket.
Faza e trete:
Kjo faze fillon ne vitin 1999 me krijimin e Bashkimit Ekonomik dhe Monetar dhe krijimin e Euro-s ne janar 1999.
Biletat e para te Euro-s fillojne te qarkullojne ne janar te vitit 2002.








Zgjerimi i 5-te - Kriteret e Kopenhagenit
1. Percaktimi teritorial
Me Traktatin e Bashkimit Evropian (TBE) cdo shtet qe i takon kontinentit evropian ka te drejte te kandidohet per anetaresim ne BE. Neni 49 precizon se : Cdo shtet evropian qe respekton principet e percaktuara me nenin 6, artikullin 1, mund te beje kerkese per anetresim ne BE.
Neni 6.1. i TBE-se : “Unioni eshte i bazuar mbi principet e lirise, demokracise, respektit te drejtave te njeriut dhe lirive themelore, si dhe shteti i te se drejtes, principe qe jane te perbashketa per shtetet anetare”.
Ne baze te ketij Neni i eshte mundesuar edhe Turqise qe te kandidoje, edhe pse, vetem 5% te teritorit te saj e ka ne Evrope (Stambollin).  Ne baze te ketij percaktimi i eshte refuzuar kerkesa shtetit te Maroko-s i cili para disa vitesh kishte bere kerkese per anetaresim (Maroko gjindet ne anen tjeter te Mesdheut).
2. Zgjerimi i 5-te
Gjate Samitit te Kopenhagenit ne vitin 1993, Keshilli Evropian mori vendim historik per te hapur BE-ne kah vendet e Evropes Qendrore dhe Lindore dhe percaktoj kushtet e pranimit per keto shtete. Keto kritere jane:
Kriteret politike
Shtetet kandidate duhet te kene institucione stabile qe garantojne demokracine, shtetin e se drejtes, te drejtat e njeriut dhe respektimin dhe mbrojtjen e minoriteteve.
Kriteret Ekonomike
Duhet te kene nje ekonomi te tregut funksionale si dhe kapacitet per te siguriar rregullat e konkurences dhe forces se tregut brenda BE-se;
Kriteret e adoptimit te « acquis communautaire »
Kapacitete per te perbushur obligimet qe rrjedhin nga statusi i shtetit anetar persa i perket integrimit dhe objektivave politike, ekonomike dhe monetare te Unionit.
3. Roli i Komisionit Evropian
Komisioni Evropian e ka per detyre vleresimin e avansimeve te shteteve kandidate persa u perket kritereve te Kopenhagenit: nje pershkrim i detajur i analizes se situates se pergjithshme dhe te situates ekonomike dhe politike te cdo shteti kandidat.
Ai ben nje vleresim te kapaciteteve te shteteve per te adoptuar dhe vere ne praktike ate qe quhet acquis (qe do te thote, te drejtat dhe obligimet qe rrjedhin nga Traktatet dhe ligjet e BE-se) ne te gjitha lemite e veprimit te BE-se.
Nje sinjalizim i problemeve eventuale te takuara ne integrimin e acquis. Nje rekomandim persa u perket hapjes se negociatave. Kjo eshte ajo qe ne e ndigjojme si « monitoring » i procesit te integrimit.
4. Fillimi i negociatave per zgjerim
Procesi i integrimit ne BE eshte nje maraton ku shtetet kandidate i nenshtrohen nje procesi te gjate brenda te cilit shqyrtohen kapitull pas kapitulli, menyrat se si te zbatohen rregullat komunitare, dhe nese eshte e nevojshme afatet e zbatimit.
Ne konferencen Evropiane te Luksemburgut (31 mars 1998), BE-ja vendos te hape negociata me 6 shtete te Evropes Qendrore dhe Lindore (Polonine, Republiken Ceke, Hungarine, Sllovenine, Estonine si dhe Qipron.
Ne vitin 2000 ne Helsinki (15 Shkurt) vendoset qe ketij grupi ti bashkangjiten edhe 6 te tjera: Bullgaria, Letonia, Lituania, Malta, Sllovakia dhe Rumunia.
Ne Helsinki konfirmohet gjithashtu e drejta e Turqise per tu bere anetare e BE-se mbi bazen e te njejtave kritere si ato qe aplikohen per shtete tjera kandidate. Gjate kesaj konfernece percaktohet gjithashtu strategjia per Turqine. Vendoset qe te forcohen marreveshjet e asocimit te vitit 1963, te konsolidohet Unioni doganor, te krijohen mekanizma te bashkepunimit financiar, te ndihmohet Turqia ne adaptimin e legjislacionit dhe ti mundesohet asaj te marre pjese ne disa programe tjera te BE-se.
5. Programet financiare
Partenariati i integrimit ne BE shoqerohet edhe me ndihma financiare te rendesishme. Krijohen disa mekanizma financiar te rendesishem per te ndihmuar shtetet e reja te integrohen:
Keshtu per shembull ndihma financiare per periudhen 2000-2006:
- Phare ( 1.5 miliard Euro ne vit);
- Fondi strukturor (Instrumenti i Paraintegrimit  ISPA) ( 1 miliarde Euro ne vit);
- Ndihma per bujqesi (SAPARD) ( 500 million Euro ne vit).
6. Integrimi i grupit te pare (10 shtete)
Ne prill 2003, Komisioni Evropian jep driten e gjelbert per  Integrimin e 10 shteteve te reja. 8 nga ato jane shtete ish komuniste dhe dy te tjerat jane Qipri dhe Malta. Ketyre te dhjete shteteve u jepet nje vit kohe qe ti ratifikojne marreveshjet e integrimit brenda (miratim permes Parlamenteve te tyre). Me 1 Maj 2004 keto te dhjete shtete integrohen. Dy shtete tjera Rumunia dhe Bullgaria integrohen ne vitin 2007. Ato e pefundojne procesin e negocimit nje vit me heret.

7. Pasojat
Pranimi i ketyre 10 e me pas 12 shteteve te reja e ndryshon fizionomine e BE-se dhe e modifikon ekuilibrin ekzistues – 105 milion persona te ri integrohen ne Bashkimin Evropian – nje rritje e popullsise se BE-se per 25 per qind. Mirepo, prodhimi i brendshem bruto (PIB) rritet vetem 6.7 % gje qe e ule standardin e pergjithshem ekonomik.
Vendet e BE-se mund te japin pershtypje te nje homogjeniteti, mirepo ky homogjenitet eshte me pak i lidhur me rrenjet historike sesa me aftesine e tyre per te krijuar shoqeri demokratike dhe per te vendosur nje sistem shume te zhvilluar te sigurimit social, te sherbimeve te interesit te pergjithshem (shendetesi, arsim, etj). Eshte pikerisht ky model i shoqerise qe BE-ja ka per qellim ta ruaj dhe ta permiresoj nepermjet politikave te saj te ndryshme. Pyetja qe shtrohet eshte : Nese ai do te jete ne gjendje te zgjerohet ne nje tersi vendesh te tjera te cilat jane shume me pak te zhvilluara dhe te kerkoj rritjen e nivelit te jeteses se tyre.
8. Turqia
Turqia kandidon per here te pare ne vitin 1987.  Edhe pse kjo kandidature eshte pranuar nga BE-ja, megjithate, negociatat per pranim nuk jane hapur ende.
Argumentet kunder integrimit te Turqise:
1) Gjeografike sepse 95% e territorit te saj gjindet ne Azi
  2) Niveli i ulet i zhvillimit ekonomik (ne raport me numrin e larte te popullsise);
3) Rreziku potencial i fluksit te imigracionit;
Megjithate argumente te fuqishme ne favor te integrimit te Turqise jane ceshtja e stabilitetit dhe gjeopolitik.
9. Phasingu
Phasing-u si praktike nuk egziston per momentin mirepo eshte permendur si procedure e ndryshme e integrimit nga kjo qe ekziston sot. Ai eshte permendur si solucion i mundshem per disa shtete te cilat jane larg integrimit si Turqia, Ukraina, Moldavia etj. Ky ndryshe eshte quajtur edhe integrim junior.  Ky solucion nenkupton nje integrim minimal ku shtetet me nje status te tille nuk do te kishin te drejte vote brenda institucioneve dhe nuk do te kishin Komisioner. Progresivisht, sipas kesaj logjike, keto shtete do te beheshin anetare te plota ne institucione me plotesimin e kritereve te Kopenhagenit.
Edhe ndihmat financiare sipas kesaj logjike do te shkonin duke u rritur progresivisht me kushtezime, gje qe edhe per buxhetin e BE-se do te ishte me pak ngarkese.
Perparsia: per popujt e shteteve kandidate do ta ndienin vehten si anetre te BE-se dhe njekohesisht do te kuptonin se jane larg nga integrimi i plote.
ZGJERIMI I KATERTE

1. Kontesti historik
Suedia, Finlanda dhe Austria jane shtetet e para qe i bashkangjiten BE-se pas ramjes se komunizmit. Keto shtete jane anetaresuar me 1 janar 1995. Te triat keto Shtete kan qene jashte BE-se gjate Luftes se ftohte sepse kane konsideruar se anetaresimi nuk eshte ne perputhje me neutralitetin e tyre.
Zgjerimi i BE-se tek keto Shtete konsiderohet si zgjerimi me i shpejte dhe me i lehte per faktin se keto shtete kan qene shtete te pasura ekonomikisht, madje edhe ne situate me te mire se disa shtete anetare.
Megjithate, edhe pse ato konsideroheshin si neutrale, duhet te permendim se vetem Suedia ka qene neutrale gjate Luftes se Dyte Boterore, kurse Finlanda dhe Austria kane qene ne nje fare forme aleate te Gjermanise naciste. Edhe pse Austria eshte aneksuar nga Hitleri ne vitin 1939, dhe zyrtarisht nuk ka qene naciste, perkrahja e nacizmit ne kete shtet ka qene shume e fuqishme. Edhe Finlanda ka pas nje lloj perkrahje te nacizmit, sepse ajo i ka luftuar Ruset. Pas luftes Finlanda dhe Austria shpallen si shtete neutrale. Pas luftes, keto shtete kishin perfituar nga anetaresimi ne EFTA (European free Trade Association-Organizata Evropiane e Tregtise se Lire)  dhe kishin arritur prosperitet ekonomik.
2. Negociatat
Negociatat per anetaresim kane zgjatur 15 muaj sepse keto shtete, si shtete anetare te EFTA-s, gjate viteve 80, kishin adoptuar shumicen e rregullave te BE-se ose ato qe quhen « acquis communautaire ». Keto shtete i plotesonin « Kriteret e Kopenhages » (1993).
Kriteret politike per te pasur institucione stabile dhe demokratike, shtetin e se drejtes dhe rrespektimin e te drejtave te njeriut si dhe respektimin e te drejtave te minoriteteve. Ato i plotesonin  gjithashtu kriteret ekonomike per nje treg te lire dhe konkurence si dhe kriteret e « acquis communautaire » per plotesimin e obligimeve qe rrjedhin nga anetaresimi.
Me krijimin e nje tregu ekonomik te perbashket dhe planifikimin e krijimit te nje monedhe te perbashket, keto shtete vendosein ti bashkangjiten BE-se si anetare te plota.





3. Cka eshte EFTA?
European Free Trade Association ( EFTA) eshte organizate e krijuar ne vitin 1960 si organizate tregtie alternative per shtetet evropiane te cilat nuk kan dashur ti bashkangjiten KEE-se.
Kjo organizate eshte krijuar me iniciativen Britanike si kunderpergjigjje e KEE-se. Progresivisht, shumica e shteteve anetare e integrojne BE-ne dhe sot ajo numron vetem 4 shtete: Lichtenstein-i, Islanda, Norvegjia dhe Zvicerra.
Kur eshte krijuar EFTA-s ne Stokholm ne vitin 1960, 7 shtete e kishin nenshkruar kete marreveshje. (Britania, Austria, Portugalia, Zvicerra, Suedia, Norvegjia, Finlanda)
Ne vitin 1994, Shtetet anetare te EFTA-s nenshkruajne nje marreveshje me BE-ne per tu bere pjese e tregut te mbrendshem evropian.
4. Zona Ekonomike Evropiane
Eshte krijuar me 1 janar 1994 pas marreveshjes me shtetet anetare te EFTA-s dhe Bashkimt Evropian. Kjo marreveshje u mundeson Norvegjise, Lichtenstein-it dhe Islandes te marrin pjese ne treg te mbrendshem evropian pa qene anetere te BE-se.
Ne kembim, keto Shtete jane te obliguara te adaptojne legjislacion ne perputhje me tregun e vetem, pervec bujqesise  dhe peshkimit. Zvicera si anetare e EFTA-s nuk eshte anetare e ZEE-se edhe pse ajo ka nenshkruar marreveshje ne shume lemi me kete te fundit.
5. Norvegjia dhe Zvicrra
Norvegjia  se bashku me Islanden nuk jane anetere te BE-se. Integrimi i Norvegjise eshte refuzuar dy heresh me referendum, ne vitin 1972 dhe ne vitin 1994. Nje nder arsyet kryesore per te cilat eshte refuzuar integrimi ne Norvegji eshte frika nga imponimi i kuotave per peshkim.
Per kete arsye, kundershtimi ne referendum ka qene shume i fuqishem ne Regjionet ku peshkimi eshte thelbi i ekonomise.
Megjithate, Norvegjia ka nenshkruar marreveshje te shumta bashkepunimi me BE-ne si ate te ZEE-se etj.
Raporti i Zviceres me BE eshte komplikuar pas refuzimit te kesaj te fundit te ratifikoje me referendum ZEE-ne ne vitin 1992.
Zvicerra ben negociata tjera me BE-ne gjata viteve 90 te cilat rezultojne me nje « marreveshje bilaterale » te nenshkruar ne qershor 1999.
Ne qershor 2001, BE-ja dhe Zvicera zvillojne negociata tjera ku hyjne edhe pranimi i marreveshjes se Shengen-it.

6. Marreveshja e shengenit
Vitet 90 jane te rendesishme gjithashtu per zgjerimin e marreveshjes se Schengen-it.  Edhe pse marreveshja e Schengenit eshte nenshkruar ne vitin 1985 (ne Schengen-nje qytet i vogel i Luksemburgut), ajo qe quhet « hapsira Schengen » eshte institucionalizuar ne nivel evropian me Traktatin e Amsterdam-it ne vitin 1997 (i cili hyn ne funksion ne vitin 1999). Kjo hapsire perfshin sot 26 Shtete ( Britania dhe Irlanda nuk jane pjese te kesaj hapsire, Bullgaria, Rumunia dhe Qipro e kane nenshkruar por nuk eshte ende i aplikueshem kurse Norvegjia, Zvicera, Islanda dhe Lichtenstein-i e kane nenshkruar ate, qe e ngrite numrin e Shteteve ne 26).




















PSA dhe PSEJ

1. Marreveshja e Stabilizim Asocimit
Komisioni Evropian adapton ne vitin 1999 nje qasje me ambicioze per Ballkanin Perendimor me krijimin  e Procesit te Stabilizim Asocimit.
Ky proces perfundon me nenshkrimin e nje traktati nderkombetar te nenshkruar ndermjet Bashkimit Evropian dhe shtetit kandidat per integrim ne BE, ne kuader te nje strategjie te paraintegrimit (me qellim lehtesimi te integrimit ne te ardhmen).
Persa i perket zhvillimit te ketij procesi, ai behet ne disa faza te ndryshme :
1) Negociatat per nenshkrimin e marreveshjes se Stabilizim Asocimit mund te hapen vetem nese shtetet qe duan te integrohen jane mjaft stabile. Per ate se a duhen hapur negociatat, Komisioni Evropian ben nje studim fezibiliteti dhe i rekomandon Keshillit Evropian hapjen e negociatave (Kosova eshte ne kete faze).
2) Procesi i Stabilizim Asocimit pregadite shtetet per nje integrim ne BE duke integruar rregullat komunotare (l'acquis) ne disa lemi. Neneshkrimi i marreveshjes se stabilizim asocimit tregon mbi kapacitetitn e nje shteti per te pasur marredhenie me te ngushta me BE-ne.
3) Neneshkrimi i Marreveshjes se Stabilizim Asocimit rezulton me nje kerkese per integrim. Me recomandim te Komisionit Evropian, BE-ja mund ti jape nje shteti statusin e kandidatit dhe te njohe politikisht raportin e ngushte ndermjet BE-se dhe Shtetit Kandidat.

2. Procesi i stabilizim asocimit eshte kuadri politik i integrimit ne BE.
Persa u perket qellimeve te tij, ai ka tri objektiva kryesore:
1) Stabilizimin dhe tranzicionin e shpejt kah nje ekonomi e tregut;
2)  Promovimin e nje bashkepunimi Rajonal;
3) Orientimin kah integrimi ne BE;
I ndihmon shtete e Ballkanit qe te zhvillojne kapacitete per tu mundesuar atyre te adoptojne dhe te aplikojne norma dhe kritere qe egzistojne mrenda BE-se  dhe ne nivel nderkombetar.
Ky proces ofron partenariat progresiv brenda te cilit BE-ja ofron nje seri koncesionesh komerciale, nje asistence financiare IPA (Instrumenti i Para Adezionit) dhe mardhenie kontraktuese. Cdo shtet angazhohet te realizoje angazhimet e saj brenda BE-se. Raportet vjetore te Komisionit Evropian vleresojne nivelin e avansimit te shteteve kandidate.

3. Instrumentet e PSA-se jane definuar ne Samitin e Zagrebit ne nentor 2000.
Samiti i Selanikut ne vitin 2003 e ploteson ate te Zagrebit.
 « Agjenda e Selanikut » ka shtuar instrumente te reja per te inkurajuar procesin e reformave te shteteve te Ballkanit Perendimor. Komisioni Evropian potencon nevojen e perkrahjes se tregtise dhe investimeve si dhe te zhvillimit ekonomik e social.
Integrimi ekonomik dhe tregtar bazohet mbi:
1) Negocimin e marreveshjeve te stabilizim asocimit dhe hapjen e tregut evropian per produkte nga Ballkani;
2) Krijimi i nje zone komerciale diagonale me shtete qe e kane nenshkruar PSA.
3) Zhvillimi i integrimit komercial regjional;
4) Integrimi i shteteve te Ballkanit Perendimor ne Organizaten Boterore te Tregtise.
5) Perkrahje e firmave te vogla dhe te mesme;
6) Zhdukja progresive e regjimit te vizave;
7) Inkurajim i kembimeve studentore dhe hulumtuesve shkencor
Nga ato duhen permendur « partenariati evropian » qe ka te beje me takime te nivelit te larte ndermjet BE-se dhe secilit shtet kandidat dhe ku bisedohet per prioritetet afatshkurter dhe afatgjate .
4. Instrumenti i Paraintegrimit  (2007)
IPI eshte instrument i ri financiar per periudhen  2007-2013  (11,5 milliards d'euros) i cili racionalizon ndihmen financiare per shtetet kandidate. Ky instrument zavendeson programet qe kane qene funksionale  per vitet 2000-2006:
PHARE (Asistence e pergjithshme e Evropes Qendrore dhe Perendimore)
SAPARD (Zhvillim Bujqesor dhe rural ),
ISPA (zhvillim i mjedisit dhe transportit ),
 PHARE CBC (bashkepunim transkufitar ),
CARDS (Per Ballkanin Perendimor);
Programi per Turqine;
IPA i bashkon te gjitha keto programme se bashku. Programet paraparake kane perfunduar progresivisht ne vitin 2010.
5. PAKTI I STABILITETIT PER EVROPEN JUGLINDORE
Ky pakt inicohet me 10 qerrshor 1999 dhe koincidon me fundin e intervenimit ushtarak te NATO-s ne Kosove.
Qellimi i ketij pakti ka qene te krijoht nje proces multilateral qe ka pas per qellim konsolidimin afatgjate te gjithe regjionit te Ballkanit mbi bazen e nje « Pakti stabiliteti per Evropen Juglindore ».
Kjo ide eshte propozuar nga Gjermania gjate luftes se Kosoves dhe eshte validuar nga BE-ja.  Eshte elaboruar ne Petersberg nga direktoret politik dhe funksionaret e larte te BE-se me 26-27 maj 1999.
 Pakti eshte adoptuar nga Ministrat e Puneve te Jashtme te BE-se ne Keln me 10 qerrshor 1999.
 Aprovimi eshte bere me 29-30 korrik 1999 ne Sarajeve.
 Pakti i Stabilitetit nuk eshte rrjete e re e koperimit por ka per qellim restrukturimin dhe promovimin e rrjetave te bashkepunimit rajonal egzistuese duke kordinuar veprimet e tyre dhe ato te aktoreve tjere duke i shnderruar keta te fundit ne shtylla te verteta te struktures se tij.
6. Historiku
Para se te krijohet kjo strukture e re, kane egzistuar disa iniciativa qe kane pasur per qellim promovimin e stabilitetit, sigurise dhe prosperitetit regjional.
Gjate viteve 1990, shume shtete te Ballkanit integrojne struktura rajonale si per shembull : Central European Initiative (CEI) dhe Black Sea Economic Co-operation (BSEC).
Paralelisht, kane egzistuar edhe iniciative tjera si ato te krijuara nga SHBA-te per te stimuluar bashkepunimin  ekonomik te shteteve te Ballkanit Perendimor:
SECI (Southeast European Cooperation Initiative);
SBM (Southeastern Balkans ministerial);
SBDI  (South Balkan development initiative);
Ne keto iniciativa kane marre pjese vetem shtetet e Ballkanit dhe SHBA. Kordinuesi i ketyre ka qene Erhard Busek i cili me vone behet edhe shef i Paktit te Stabilitetit.  Busek-u fillimisht ka pasur per detyre te punoje ne elaborimin e projekteve dhe te propozoje financimin e tyre ne Banken Boterore si dhe ne tjere organizma financiar nderkombetar.
Pakti i stabilitetit eshte konsideruar si nje Plan Marshall per Ballkanin.
Eshte plan i vendosur nga Evropianet dhe i financuar kryesisht nga ata.
Ky pakt stabiliteti eshte ne njefar mase nje plotesim i paktit te stabilitetit qe ishte krijuar ne vitin 1995 per Evropen Qendrore dhe lindore duke perfshire ketu edhe shtete Baltike.
Keto dy pakte ndryshojne edhe per faktin se ai i pari ka pas funksion preventiv, ky i vitit 1999 ka pas per qellim konsolidimin e paqes : i pari ka pasur per qellim te pengoje konfliktet kurse ky i dyti ka pasur per qellim te pengoje konflikte tjera te cilave u jane dhen  fund me Dayton-in dhe me fundin e luftes se Kosoves.
Pakti per Evropen juglindore do te kete struktura me te elaboruara se ai i viti 1995.
Aktoret e ketij Procesi: Aktoret kryesor te Paktit i Stabilitetit jane Shtetet dhe institucionet nderkombetare qe jane ne interakcion konstant.
Shtetet jane Shqiperia, te gjitha shtete e lindura mbi teritorin e ish-Jugosllavise (me perjashtim te RFY) si dhe Bullgaria, Hungaria, Rumania dhe Turkia. Perjashtimi i RFY ka qene i perkohshem. ( Mali i Zi ka qene i autorizuar te marre pjese ne te gjitha aktivitetet e Paktit edhe pse ka qene pjese e RFY).
Pakti i Stabilitetit nuk nenkupton ndihme pasive per shtetet e Ballkanit.
Me nenshkrimin e deklarates se Keln-it shtete angazhohen per te bere te reforma demokratike dhe ekonomike te brendshme si dhe te bashkepunojne ndermjet vehtes ne aspekt bilateral dhe regjional me qellim qe te promovojne integrimin individual ne struktura ekonomike dhe te sigurise euro-atlantike.
 Si rezultat, te gjitha shtetet dhe institucionet nderkombetare te implikuara ne kete proces premtojne ndihme vetem nese shtetet e Ballkanit shkojne rruges se duhur.
Me fjale tjera, suksesi ose deshtimi i ketij pakti mvaret nga shtetet e Ballkanit vete.
Kontribuesit e jashtem politik dhe ekonomik jane pjesa tjeter e ketij pakti: shtete e BE-se, dhe shtete e G8 (SHBA, Rusi, Kanada, Japoni) dhe disa shtete tjetra si Zvicerra.
Ajo qe duhet te cekim eshte se SHBA kane bashkepunuar ngushte me BE-ne per krijimin e ketij pakti.
Deklarata e Keln-it ben nje diferencim ndermjet shteteve « pjesemarrese » dhe shteteve « ndihmuese » (Kanadaja dhe Japonia).
Pakti parasheh se institucionet nderkombetare  qe marrin pjese ne pakt jane te tipit univerzal, transregjional, regjional (OKB,  HCR, FMN, Banka Boterore, OCDE, OSCE, NATO, Komisioni Evropian, Keshilli i Evropes...)


Objektivat e Paktit
Ky pakt ka lindur per te favorizuar krijimin e regjimev demokratike, ekonomive te tregut, si dhe shoqerive pacifike, te hapura dhe pluraliste. Keshtu, ka tri kapituj:
1) demokratizimin ,
2) prosperitetin ekonomik
3) Paqen.

 A) kapitulli i pare mbi demokratizimin ka disa objektiva:
1)  Zhvillimin e zgjedhjeve te lira dhe demokratike;
2) Respektimin e te drejtave te njeriut;
3) Pamvaresine dhe lirine e mediave;
4) pergjegjesimin e pushtetit perballe qytetareve;
5) pamvaresine e pushtetit juridik;
6) luften kunder korrupcionit;
7) zgjerimin dhe perforcimin e bazave te shoqerise civile;
8) mbrojtjen e e minoriteteve nacionale,
9) Kthimin e refugjateve te shprengulur ne shpija te tyre dhe garantimin e sigurise se tyre;

B) Kapitulli i prosperitetit ekonomik potencon ceshtje shume te rendesihsme:

1) Rindertimi i ekonomive te demtuara nga konfliktet;
2) Zhvillimi i bashkepunimit ekonomik brenda regjionit, evropes dhe ne nivel nderkombetar;
3) Integrimi i shteteve ballkanike ne sistemin tregtar nderkombetar;
Te trijat keto kerkojne zhdukjen e barierave politike dhe administrative; qarkullimin e lire te madherave dhe kapitaleve; permirsimin e infrastruktures regjionale dhe luften kunder korrupsionit dhe kriminalitetit te organizuar, etj.

    C) Kapitullit te paqes ndermjet shteteve dhe popujve
Ky kapitull ka per qellim luften kunder terorizmit, preventimin e krizave, perpunimin dhe aplikimin e marreveshjeve per kontrolin e armatimit, verjen e ushtrive nen kontrollin e autoriteteve civile dhe demokratike, kontrollin e eksportimit te armatimit, reduktimin e shpenzimeve ushtarake dhe numrit te ushtareve …
Te tre kapitujt perputhen me ato qe jane quajtur « tri dimenzionet » e OSBE-se post-komuniste.

2 comments:

  1. Blackjack at Wynn Casino - Trip.com
    Situated on the Las Vegas Strip, this is the place to 천안 출장마사지 be if 전주 출장안마 you want to play casino games in Las Vegas. A good place to play is 하남 출장마사지 the Wynn  수원 출장마사지 Rating: 제이티엠허브출장안마 4.7 · ‎540 reviews

    ReplyDelete
  2. Casino Game For Sale by Hoyle - Filmfile Europe
    https://deccasino.com/review/merit-casino/ casino-games › casino-games › casino-games › casino-games Casino Game https://febcasino.com/review/merit-casino/ for sale by https://septcasino.com/review/merit-casino/ Hoyle on Filmfile Europe. 토토 사이트 Free shipping for most countries, no aprcasino download required. Check the deals we have.

    ReplyDelete